Zona Evropiane e Arsimit të Lartë
Tirana EHEA Ministerial Conference 29-30 MAY 2024
Tirana në 29-30 Maj 2024
Ne pallatin e Kongreseve
Konferenca do të fokusohet në disa fusha dhe tema kyçe që lidhen me sfidat e zbatimit të angazhimeve kryesore të Procesit të Bolonjës, perspektivën evropiane për ndërkombëtarizimin dhe lëvizshmërinë, rolin e arsimit të lartë në përmbushjen e imperativave dixhitale dhe të gjelbra, ruajtjen e vlerave kryesore akademike dhe të dimensionit social të arsimit të lartë.
Konferenca e Tiranës do të shënojë një moment historik të ri në përpjekjet dhe angazhimin tonë të përbashkët për të krijuar një zonë të arsimit të lartë gjithëpërfshirës, inovativ dhe të ndërlidhur në të gjithë Evropën.
Ndërsa EHEA shkon drejt vitit 2030, pjesëmarrja dhe njohuritë do të jenë thelbësore në rrugëtimin drejt realizimit të vizionit të një Zone dinamike dhe të përgjegjshme Evropiane të Arsimit të Lartë.